×
  • Lajme
  • Botë

    Liderja e opozitës bjelloruse i bën thirrje SHBA-ve të shtojnë sanksionet kundër Minskut

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 23:41

    Liderja e opozitës në Bjellorusi, Zvetllana Tsikhanouskaya i ka bërë thirrjen ditën e sotme autoriteteve amerikane që të imponojnë sanksione të rrepta kundër kompanive në vendin e saj që prodhojnë patate, vaj, materiale veshjeje dhe çelik, teksa sipas saj këta sektorë ushqejnë financiarisht regjimin dhe oligarkët e liderit autokratik Aleksander Lukashenko.


    Thirrja është bërë nga Washington-i, ku ajo ndodhet për një vizitë zyrtare, në të cilin në qendër të diskutimeve ka qenë bashkëpunimi ndërkombëtar për të shtruar presionin që të lirohet gazetari Roman Protasevich, e dashura e tij dhe të gjithë disidentët e tjerë të cilët aktualisht përndiqen nga regjimi i mbështetur prej Moskës.

    “Në rast se ju impononi këto sanksione, kjo do të jetë një goditje e madhe për të, do e detyrojë të ndryshojë sjelljen e tij dhe të lirojë të burgosurit politikë”- ka thënë Tsikhanouskaya.

    Përgjatë vizitës së saj në kryeqytetin administrativ të Amerikës, Tsikhanouskaya i ka dorëzuar Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken një listë me sipërmarrje që duhen sanksionuar për të goditur potencën financiare të presidentit që është instaluar në pushtet që pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe drejton shtetin bjellorus nga viti 1994.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!