×
  • Lajme
  • Botë

    Ligji më i ri në Florida u lejon mësuesve të mbajnë armë në klasa

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 11:18

    Një ligj i ri është miratuar në Florida të SHBA-së, sipas të cilit mësuesve u hapet rrugë që të mbajnë armë në klasa.


    Ky ligj është hartuar për të parandaluar sulmet e mundshme në shkolla.

    Me 65 vota pro, dhe 47 kundër, ligji i ri ka shkaktuar shumë debate në Florida.

    Nismën ligjore e ka mbështetur edhe presidenti Donald Trump, dhe Shoqata Kombëtare e Armëve të cilët argumentuan se një mësues i armatosur mund të parandalojë masakra të tilla me kaq shumë viktima e persona të plagosur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!