×
  • Lajme
  • Botë

    Lihet e lirë nga gjykata 20-vjeçarja që vrau me thikë babain për vetëmbrojtje

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 15:05

    Deborah Sciacquatori nga Italia pas një sherri në familje ka marrë një thikë dhe e ka gjuajtur babain e saj të dhunshëm për vdekje.


    20-vjeçarja u arrestua nga policia dhe pas një viti ajo është liruar nga akuzat. Provat kanë treguar se ajo e ka bërë krimin për vetëmbrojte dhe se babai i saj ishte i dhunshëm dhe i alkoolizuar.

    Ngjarja ka ndodhur një vit më parë ku Lorenzo Sciacquatori i cili dikur ka qenë boksier kishte shkuar në shtëpi i dehur dhe kishte ushtruar dhunë tek gruaja, nëna dhe vajzën e tij.

    Deborah mbante një thikë në dorë dhe në momentin kur i ati kishte shkuar ta gjuante, ajo është vetëmbrojtur dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!