×
  • Lajme
  • Botë

    Lirohen dy të arrestuarit për vrasjen e gazetares

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 11:14

    Dy të rinjtë e arrestuar në lidhje me vrasjen e gazetares Lyra McKee u liruan të dielën pa u ngritur ndaj tyre asnjë akuzë, raportoi policia në Irlandën e Veriut.


    Dy djemtë e moshës 18 dhe 19 vjeç, u arrestuan me akuzën e aktit terrorist.

    McKee, një gazetare 29-vjeçare u vra në zonën Creggan të Londonderry, gjatë përleshjeve në zonë, në atë që policia e quajti një incident terrorist.

    Lirimi i dy të rinjve vjen zv. Presidentja, Michelle O’Neill u bëri thirrje njerëzve të armatosur të dorëzonin armët dhe ti jepnin fund veprimeve të dhunshme.

    Dhuna e mbrëmjes së të enjten erdhi përpara fundjavës së Pashkëve, gjatë së cilës disa republikanë shënuan përvjetorin e Easter Rising të vitit 1916, e konsideruar si një nga ngjarjet më të rëndësishme në luftën për pavarësinë irlandeze nga Britania.

    Gazetarja McKee u godit me një plumb qorr ndërsa po vëzhgonte trazirat. Dhuna shpërtheu pas bastisjeve të policisë në shtëpitë në zonën e Mulroy Park dhe Galliagh.

    McKee po qëndronte pranë një makine policie së bashku me disa gazetarë të tjerë kur u qëllua.

    Ishin kamerat e sigurisë që filmuan personin e dyshuar të armatosur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!