×
  • Lajme
  • Botë

    Londra rinis dëbimin e azilkërkueseve të paligjshëm

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 15:20

    Ministria e Brendshme po fillon procesin e dëbimit të azilkërkuesve të paligjshëm, pas një pauze prej gati një viti për shkak të pandemisë, sipas prestigjozes, Guardian.


    Organizatat Bamirëse dhe aktivistët e të Drejtave të Njeriut e kanë dënuar vendimi si çnjerëzor dhe paralajmërojnë se kjo mund të çojë në rritje të numrit të njerëzve të pastrehuar, dhe, si pasojë, rritje të rasteve të koronavirusit.

    Ministria e Shëndetësisë në Angli ka shprehur shqetësime në lidhje me rritjen e përhapjes së Covid-19 që mund të shkaktohet nga të pastrehët.

    Mendohet se në muajt e ardhshëm Ministria e Brendshme do të largojë mijëra azilkërkues për dëbim dhe ekstradim.

    Tim Naor Hilton, shefi ekzekutiv i përkohshëm i Bamirësisë Aksioni për Refugjatët, tha: “ Të nxjerrësh njerëzit në rrugë është e tmerrshme, por në një kohë pandemie është çnjerëzore. Sigurimi i strehimit dhe parandalimi i varfërisë është minimumi që qeveria mund të bëjë për njerëzit që vijnë në këtë vend që kërkojnë strehim.”

    Janë rreth 60,000 azilkërkues të mbështetur nga Ministria e Brendshme. Shumica janë vendosur në atë që njihet si akomodimi në seksionin 95.

    Ministria e Brendshme thotë se do të dëbojë ata, të cilëve kërkesat iu janë refuzuar.

    Ata që do të bien dakord të largohen nga MB do të vazhdojnë të akomodohen derisa të organizohet fluturimi për t’u larguar.

    “Ne do të ndajmë detajet e numrit aktual të rasteve për rishikim me autoritetet lokale për t’i ndihmuar ata në planifikim”, thuhet në letrën e brendshme të Ministrisë së Brendshme.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme tha: “Gjatë gjithë epidemisë, azilkërkuesit e që nuk plotësonin kriteret kanë pasur strehim dhe ndihmë financiare të siguruar në kurriz të tatimpaguesve.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!