×
  • Lajme
  • Botë

    Lufta vazhdon: Armenia rrëzon dy helikopterë të Azerbejxhanit, po vriten edhe civilët

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 13:01

    Për shkak të përshkallëzimit të konfliktit në zonën e Nagar Karabakut, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres thirri mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.


    Të dy palët raportojnë si për sulme ashtu edhe për viktima, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.

    Iniciativa Franceze për zgjidhjen e konfliktit

    Franca njofton se do të fillojë bisedime brenda Grupit të Minskut të OSBE-së, të udhëhequr nga Rusia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara, me synimin për të ndërmjetësuar në konfliktin e Nagarabakut.

    Reagon edhe Amerika: Kthehuni në tryezën e negociatave

    Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo u bëri thirrje palëve të ndalojnë luftimet dhe të kthehen në negociata.

    Armenia pretendon: Kemi rrëzuar dy helikopterë azerbajxhanas

    Zëdhënësja e Ministrisë Armene të Mbrojtjes,  Shushan Stepanyan njoftoi se dy helikopterë të Azerbajxhanit u rrëzuan gjatë konfliktit nga forcat e Nago-Karabakut.

    Stepanjan shkroi në profilin e saj në Facebook se helikopterët u rrëzuan nga sistemi “Igla”.

    Ajo gjithashtu publikoi pamjet e avionit të dyshuar të rrëzuar, raporton RIA Novosti.

    Bombat bien pranë shkollave dhe kopshteve

    https://twitter.com/AshishG0swami/status/1310871459481309185?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1310874725543936000%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.b92.net%2Fembed%2Flb%2F%3Fliveblog_id%3D3583class_id%3D316

    Armenia shkatërron tanket e Azerbajxhanit

    https://twitter.com/ISCResearch/status/1310868194995908608?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1310868194995908608%7Ctwgr%5Eshare_2&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.b92.net%2Fembed%2Flb%2F%3Fliveblog_id%3D3583class_id%3D316

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!