×
  • Lajme
  • Botë

    Lukashenko justifikon rrëmbimin e gazetarit: Po planifikonte kryengritje të përgjakshme

    Reporteri
    26 Maj 2021 | 23:06

    Autokrati bjellorus, Alexander Lukashenko në një tjetër dalje të ditës së sotme ka justifikuar atë që nga komuniteti ndërkombëtar është cilësuar si terrorizëm, devijimin e fluturimin Athinë-Vilnius për të arrestuar gazetarin që jetonte në ekzil, Roman Protasevich.


    Ai ka thënë se arrestimi i gazetarit nuk ishte i planifikuar dhe ka këmbëngulur se realisht ka pasur kërcënime terroriste. Gjithashtu, ai ka thënë se Protasevich është arrestuar, sepse po planifikonte një revoltë të përgjakshme.

    “Ashtu si parashikuam ata që na duan të keqen nga brenda dhe jashtë shtetit, krijojnë metoda të reja për të na sulmuar. Ata kanë kaluar shumë vija të kuqe të moralit njerëzor dhe po bëjnë luftë hibride kundër nesh. Protasevich është një nga ata që dëshirojnë të organizojnë protesta të përgjakshme në vendin tonë”- ka thënë presidenti bjellorus nga pallati i tij presidencial.

    Kujtojmë se Protasevich është shfaqur në një video ditën e djeshme, ku dukshëm ishte dhunuar dhe detyruar të lexonte mesazhin e shkruar nga shërbimet e inteligjencës bjelloruse. 26-vjeçari kishte vënë re që në Athinë po e ndiqnin “persona të dyshimtë” dhe u kishte shkruar bashkëpunëtorëve se ata mund të jenë agjentë rusë.

    Rusia nga ana e saj ka tentuar të qëndrojë sa më larg këtij skandali për të mos u përfshirë në një tjetër konflikt ndërkombëtar me perëndimin në prag të samitit Putin-Biden në 26 qershor në Gjenevë. Megjithatë, Moska është e vetmja që ka njohur zgjedhjet e vitit të kaluar që rikonfirmuan për herë të shtatë presidentin Lukashenko që drejton ish-republikën sovjetike me dorë të hekurt që prej vitit 1994.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!