×
  • Lajme
  • Botë

    Lukashenko në Moskë, mund të nënshkruhet bashkimi i Bjellorusisë me Rusinë

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 9:55

    Presidenti autoritar i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenka, të enjten udhëton drejt Moskës për takimin e pestë këtë vit me homologun rus, Vladimir Putin, në kohën e spekulimeve se dy udhëheqësit mund të nënshkruajnë një marrëveshje që mund ta minojë në mënyrë drastike sovranitetin e Bjellorusisë.


    Ambasadori i Bjellorusisë në Rusi së fundi ka thënë se të gjitha të ashtuquajturat harta ose kapituj dhe i ashtuquajturi traktat për union, për të cilin Minsku dhe Moska kanë biseduar për dy dekada, janë pothuajse gati dhe mund të finalizohen para takimit mes Lukashenkos dhe Putinit.

    Projekti mund të jetë hap i rëndësishëm drejt ribashkimit të dy shteteve, por gjithashtu mund ta minojë sovranitetin e Bjellorusisë, diçkaje që Lukashenko i ka rezistuar fuqishëm për një kohë të gjatë, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

    Disa orë para vizitës së Lukashenkos në Moskë, Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë tha se aeroplanë luftarakë rusë të tipit Sukhoi kanë arritur në Bjellorusi për të ofruar ndihmë në patrullimin e kufijve si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta ushtarake.

    Njoftimi erdhi vetëm dy ditë para se mijëra trupa bjelloruse dhe ruse pritet t’i nisin ushtrimet e tyre të përbashkëta ushtarake, të quajtura “Zapad-2021”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!