×
  • Lajme
  • Botë

    Macron urdhëron karantinë totale në Francë

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 21:01

    Presidenti francez, Emmanuel Macron ka vendosur ditën e sotme se duke filluar nga e shtuna do vendi i tij do të rikthehet në një “lockdown” të plotë.


    Njoftimi u dha nga vetë Macron me anë të një komunikate në televizion, ku ka lajmëruar se masat e rrepta do të zgjasin për një muaj dhe se ndonëse nuk e ka preferuar këtë opsion “në rast se nuk veprohet tani, mund të humbet kontrolli i pandemisë”.

    Masat e reja nënkuptojnë se që prej orës 7 të pasdites deri në orën 6 të mëngjesit nuk mund të ketë lëvizje të qytetarëve, do të mbyllen të gjitha dyqanet dhe sipërmarrjet me përjashtim të atyre me esencialeve, nuk do të lejohen udhëtimet jashtë qendrave urbane të banimit dhe ndalohen krejtësisht mbledhjet për Pashkë.

    Masat do të jenë në fuqi më së paku përgjatë gjithë muajit Prill.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!