×
  • Lajme
  • Botë

    Maqedonia e Veriut shqyrton sërish mbylljen e kufijve me Kosovën

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 19:01

    Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, Venko Filipçe, ka paralajmëruar mundësinë që këto ditë qeverisë t’i sugjerohet rivendosja e kufizimeve me Kosovën dhe Serbinë.


    Në Maqedoni të Veriut kanë nisur të ulen shifrat e të vdekurve dhe të infektuarve me COVID-19, ndërsa përgjegjësit shëndetësor të këtij vendi i druhen ndikimit nga vendet fqinje.

    Në një konferencë për shtyp, Filipçe ka thënë se komisioni për sëmundje ngjitëse gjatë fundjavës ka shqyrtuar intenzivisht mundësinë e marrjes së disa masave në kufijtë me Kosovën dhe Serbinë.

    Mundësia e mbylljes së kufijve ishte paralajmëruar javën e kaluar, por u vendos që ata të mbesin të hapur.

    “Dua të them që është absolutisht e mundur që këto ditë të propozojmë disa masa, nëse konfirmojmë se rreziku nga hyrja e qytetarëve të vendeve të rajonit, mund të rrezikojë sistemin tonë”, ka thënë Filipçe. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!