×
  • Lajme
  • Botë

    Masakër në spitalin psikiatrik, katër pacientë të vrarë në Rumani

    Reporteri
    19 Gusht 2019 | 11:09
    Foto: Ilustrim

    Katër të sëmurë janë vrarë, ndërsa nëntë të tjerë janë lënduar kur një pacient i ka sulmuar në një spital mental në verilindje të Bukureshtit, kanë lajmëruar mediet rumune.


    Ky burrë 38 vjeç, i cili i ishte në shërim vullnetar, ka hyrë në një repart në spitalin Sapoka dhe me mbajtësin e infuzionit i ka goditur pacientët në kokë. Të sëmurit prej problemeve mentale dhe çmendurisë nuk ishin në gjendje të mbrohen.

    Tre viktima kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa i katërti në një spital të afërt.

    Në mes nëntë të lënduarve, dy burra janë në komë, ndërsa shtatë të tjerë janë diçka më mirë.

    Kryerësi ka tentuar të arratiset, mirëpo e ka arrestuar një polic nga sigurimi i spitalit dhe menjëherë është dërguar në mbajtje.

    “Gjithçka ndodhi për më pak se një minutë”, ka thënë drejtoresha e Spitalit Psikiatrik Sapoka, Viorika Mihalasku.

    Sipas fjalëve të saj, sulmuesi ishte sjellë si gjatë “episodit psikotik akut”.

    “Ky pacient është pranuar me nivelin normal të mbikëqyrjes, ndërsa simptomat të cilat i ka treguar nuk kanë paralajmëruar se do të ndodhë katastrofa”, ka thënë ajo për televizionin rumun TV “Antena 3”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!