×
  • Lajme
  • Botë

    Mashtroi plakën 55 vjeçe nga Zvicra, arrestohet burri që dyshohet se mori 150 mijë euro

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 8:45

    Një grua 55  vjeçe nga regjioni i Kreuzlingenit (Kantoni Thurgau) ka marrë të martën e kaluar një thirrje telefonike nga një person i panjohur, i cili i ka folur në gjermanishten letrare, shkruan polizeinews.ch.


    Ai është prezantuar si polic dhe i ka thënë se me rastin e arrestimit të një bande kriminelësh, janë gjetur shënime për të. Në fund “polici” mashtrues ia ka dalë ta bindte gruan se paratë dhe gjërat me vlerë të saj nuk janë të sigurta në shtëpi, transmeton albinfo.ch. Kështu, ata merren vesh që ajo t`i mbledhë ato dhe në kuadër të një “hetimi të fshehur” t`ia dorëzonte ato një “polici civil”.

    Dorëzimi i parave e gjësendeve tjera me vlerë ndodhi pasditen e të martës në një parking, në Kreuzlingen. Vlera e dorëzuar e parave dhe stolive ishte mbi 150.000 franga.

    Më vonë gruas së dëmtuar i lindi dyshimi dhe njoftoi Policinë Kantonale të Thurgaut. Në rrjedhën e masave të ndërmarra menjëherë, pak orë më vonë u arrit të arrestohet personi që i kishte marrë paratë, përcjell albinfo.ch. Ai ishte një shtetas i Maqedonisë, me qëndrim në Kantonin Thurgau. I arrestuari ka pranuar veprën.

    Nën drejtimin e Prokurorisë publike të Kreuzlingenit Policia e Krimit në kuadër të Policisë Kantonale të Thurgaut është duke zhvilluar hetimet e mëtejme. Paratë dhe stolitë që i janë marrë gruas 55  vjeçare ende i nuk janë kthyer as nuk janë konfiskuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!