×
  • Lajme
  • Botë

    Mbesa e Trumpit po mendon ta ndryshoj mbiemrin, e cilëson xhaxhain si njeriun më të rrezikshëm

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 14:16

    Mbesa e Donald Trump, Mary Trump është duke e shikuar mundësinë e ndryshimit të mbiemrit me xhaxhain e saj për shkak të siç ka thënë, dëmit të madh që ai i ka shkaktuar SHBA-së gjatë mandatit të tij si president.


    Mary e cila ka shkruar edhe disa kujtime rreth Trumpit duke e cilësuar atë si “njeriun më të rrezikshëm në botë”, frikësohet se lidhja e saj me xhaxhain mund t’i shkaktojë dëme të mëdha në të ardhmen.

    Në një intervistë për “Sunday Telegraph”, psikologja 55 vjeçare gjithashtu ka folur për lidhjen e tij me bashkëshorten Melania Trump duke thënë se edhe pse nuk duket që ish-Zonja e Parë dëshiron të divorcohet, Donald nuk e kupton “dashurinë dhe intimitetin”.

    Thashethemet se Melania nuk është e lumtur në martesën e saj me Trumpin shpërthyen edhe më shumë kur ajo refuzoi të pozonin së bashku para fotografëve pas arritjes në Florida, pasi kishin lënë Shtëpinë e Bardhë ditën e inaugurimit të presidentit të ri, Joe Biden.

    Sipas Mary Trump, Donald Trump është i paaftë për lidhje të shëndoshë.

    “Nuk besoj se ai e kupton se çka është dashuria dhe intimiteti”, ka thënë Mary.

    Mary është një prej dy fëmijëve të Fred Trump, vëllait më të madh të Donald Trump, i cili ka vdekur në vitin 1982, në moshën 42 vjeçare pas një beteje me alkoolin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!