×
  • Lajme
  • Botë

    Mbetjet e raketës kineze sot ose nesër pritet të bien në Tokë

    Reporteri
    08 Maj 2021 | 12:48

    Mbetjet e raketës kineze do të bien mbrapa në Tokë gjatë vikendit dhe ekspertët përpiqen të mësojnë se kur dhe ku saktë do të bien.


    Raketa “Long Març 5B” u lansua më 29 prill nga Qendra për Lëshime Hapësinore Vençang në Kinë dhe misioni i saj ishte që të dërgojë deri në orbitë modul për stacionin e ardhshëm hapësinor kinez, shkruan CNN.

    Por, pasi e ka mbaruar misionin, trupi i raketës i cili tani rrotullohet rreth Tokës dhe së shpejti do të hyjë në atmosferën më të ulët. Natyra e pakontrolluar e rënies ka shkaktuar shqetësim te ekspertët rreth goditjes potenciale kur do të bie. Pjesa nga raketa që do të bie peshon 21 ton.

    Shkencëtarët amerikanë nga kompania “Erospejs korporejshn” mbrëmë njoftuan se sipas parashikimeve të tyre, raketa duhet që të bie të dielën në 6:19 sipas kohës së Maqedonisë së Veriut, por me dallim plus ose minus 8 orë. Gjithashtu, ata vlerësojnë se raketa do të bie në afërsi të Zelandës së Re, por shtojnë se rënia megjithatë mund të jetë kudoqoftë në mbarë botën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!