×
  • Lajme
  • Botë

    Mbi 13 milionë persona në botë të infektuar me Coronavirus

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 8:04

    Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në mbarë botën deri më tani ka shkuar në mbi 575 mijë e 601 njerëz. Mbi 13,2 milionë persona në botë janë të infektuar, kurse më shumë se 7.7 milionë prej tyre tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.


    ShBA është vendi i cila ka më së shumti të prekur nga ky virus me 3 milionë e 479 mijë e 483 raste dhe 138 mijë e 247të vdekur. Pastaj, Brazili me 1 milion e 887 mijë e 959 të infektuar, ku prej tyre kanë ndërruar jetë mbi 72 mijë.

    Aktualisht, të infektuar nga koronavirusi vazhdojnë të jenë mbi 4,9 milionë persona. Ku prej tyre mbi 59 mijë janë në gjendje kritike. Ndërsa, në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 5 mijë e 118, prej tyre 108 persona kanë vdekur dhe 2 mijë e 370 shëruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!