×
  • Lajme
  • Botë

    Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, porositë që Basha iu dha deputetëve

    Reporteri
    25 Shtator 2021 | 12:47

    Partia Demokratike po zhvillon këtë të shtunë mbledhjen e Grupit Parlamentar.


    Ndërkohë janë zbardhur disa nga porositë që Basha iu ka dhënë deputetëve.

    Ai iu është drejtuar duke thënë që të jenë zëri i problemeve të qytetarëve. Po ashtu ndër të tjera iu ka kërkuar të zbresin në zonat e tyre dhe të bëjnë publike shqetësimet e njerëzve.

    “Bëhuni zëri i problemeve të qytetarëve. Zbrisni në zonat tuaja dhe bëni publike shqetësimet e tyre. Rritja e çmimeve është skandaloze në kushtet e një varfërie që ka përfshirë shumicën dërrmuese të qytetarëve

    Merrni informacion pranë prokurorive për ecurinë e hetimeve për masakrën zgjedhore të 25 prillit. Duhet bërë transparencë e procesit hetimor që po zvarritet me urdhra politik dhe ndjekur në çdo hallkë të gjyqësorit dhe jo vetëm. S’mund të pretendohet për drejtësi të pavarur për sa kohë nuk ndëshkohen dhunuesit e procesit zgjedhor.

    Ne duhet të bëjmë gjithçka për të ndarë politikën nga krimi me iniciativa ligjore e qytetare dhe denoncuar aferat e përditshme korruptive të qeverisë më të korruptuar të Evropës e ndër më të korruptuarat në botë.

    Nisni konsultimet me qytetarët në zonat tuaja për reformën territoriale. Së shpejti do të ngrihet grupi i punës në PD për të hartuar draftin ligjor.

    Duhet të bëjmë gati mekanizmat që të adresojmë problemet e abuzimit me zgjedhjet dhe shitblerjen e votës, si dhe reformë zgjedhore dhe instrumenta zbatimi që mundësojnë rregulla të barabarta zgjedhore për të gjitha subjektet duke u bazuar në praktikat e mira evropiane”, tha Basha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!