×
  • Lajme
  • Botë

    “Mbreti i drogës”, në Meksikë dënohet me 28 vjet burg

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 15:00

    Ish-udhëheqësi i kartelit Juarez, Vicente Carrillo Fuentes është dënuar me 28 vjet burg për trafik droge.


    Mediat e huaja bëjn ëme dije se mbi të pandehurin rëndojnë akuzat e përfshirjes në krimin e organizuar, operacione me burime të paligjshme dhe koleksion armësh.

    Carrillo u kap në tetor 2014 në shtetin verior Coahuila, ai ishte një nga 5 kriminelët më të kërkuar nga Agjencia e Luftimit të Drogës ose DEA.

    I akuzuar për krime të shumta, Carrillo është fajësuar për përshkallëzimin e dhunës në shtetin verior Chihuahua, duke e bërë qytetin Juarez si një nga qytetet më të rrezikshëm në botë.

    Ndër të tjera mediat e huaja raportojnë se Vicente Carrillo Fuentes mori kontrollin e Kartelit Juarez në vitin 1997 pasi vëllai i tij Amado Carrillo, i njohur si “Zoti i Qiellit”, vdiq gjatë një operacioni plastik, të cilit ai dyshohet se iu nënshtrua për të ndryshuar pamjen e tij fizike për të shmangur arrestimin.

    DEA shpalli kartelin Juarez si një nga shpërndarësit kryesorë të substancave ilegale përmes kufirit amerikan. FBI-ja gjithashtu ishte në kërkim të Carrillos për vrasje, pastrim parash dhe akuza për trafik droge.

    Që nga arrestimi i tij në 2014, narko-bosi ka apeluar çështjen e tij disa herë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!