×
  • Lajme
  • Botë

    Më shumë se 20 milionë amerikanë humbën punën e tyre në prill, Trump thotë se do të rikthehen të gjithë sërish

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 17:29

    Ekonomia amerikane humbi më shumë se 20 milionë vende pune në prill në mes të shpërthimit vdekjeprurës të coronavirusit, njoftoi sot Byroja e Statistikave të Punës, duke dërguar shkallën e papunësisë në 14.7 për qind – më e larta që nga Depresioni i Madh.


    Presidenti amerikan Donald Trump, i cili është akuzuar shumë për mënyrën se si ai e ka trajtuar krizën, shprehu optimizëm se vendet e punës do të kthehen shumë shpejt, transmeton Telegrafi.

    “Ata që kanë humbur vendin e punës, shumë shpejt do të kthehen përsëri në punët e tyre”, tha Trump në një intervistë të drejtpërdrejtë me “Fox & Friends”.

    Që nga mesi i marsit, më shumë se 33 milionë amerikanë kanë thënë se kanë humbur vendin e tyre të punës si pasojë e bllokimit nga COVID-19.

    Presidenti tha se ai nuk ishte i befasuar nga humbjet e vendeve të punës – dhe se ai nuk është fajtor.

    “E pritshme plotësisht, nuk ka asnjë surprizë”, tha Trump. “Edhe demokratët nuk po më fajësojnë për këtë. Por ajo që mund të bëj është të mund ta kthej gjendjen e mëparshme”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!