×
  • Lajme
  • Botë

    Me virusin kinez preket edhe një serb

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 11:39

    Një qytetar serb dyshohet se është prekur me virusin  vdekjeprurës kinez në Goa të Indisë.


    Ky është rasti i parë i këtij virusi në këtë vend, ndërkaq studenti serb i mjekësisë raportohet se ka ardhur kohët e fundit nga Kina, transmeton Reporteri.net.

    Sipas “Indian Express”, ai mbërriti në Indi javën e kaluar gjersa në Kinë ishte duke qëndruar në një qytet të vendosur 750 kilometra larg nga Wuhan, i cili është epiqendra e epidemisë së virusit të rrezikshëm.

    “Ai raportohet se ka simptoma të koronavirusit. Ai ishte në një qytet kinez rreth 750 kilometra larg Wuhan, dhe ne po monitorojmë gjendjen e tij. Të gjitha mostrat e nevojshme janë marrë për analiza” – thanë zyrtarët indiane.

    Kujtojmë se deri më tani nga virusi misterioz kinez kanë vdekur mbi 100 persona, gjersa të infektuar konsiderohen rreth 4500 të tillë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!