×
  • Lajme
  • Botë

    Megamashtrim me fondet europiane në Siçili, e përfshirë dhe një kompani fantazëm në Shqipëri

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 11:04

    Autoritetet italiane të Guardia di Finanza kanë zbardhur një mashtrim financiar me fondet europiane për bujqësinë të rajonit të Siçilisë ku është përfshirë dhe një kompani me bazë në Shqipëri por pa punonjës e strukturë, raporton gazetarja e Ora News në Itali, Alba Kepi.


    Kompania është fantazëm pasi ekzistenca e saj shfaqet vetëm në letra.

    Nën hetim janë vënë 8 persona si dhe janë sekuestruar të mira materiale e një vlerë monetare baraz me 1.2 milionë euro.

    Hetimet e operacionit të koduar “MALAFFARE”, kanë përfshirë në vecanti një kompani blegtorale në komunën Montalbano Elicona në provincën e Mesinës në ishullin e Sicilisë si dhe një kompani fantazëm që shfaqet vetmë me letra me bazë legale në Shqipëri.

    Promotorët e mashtrimit ishin ndihmuar nga një inxhinier e një gjeometër të cilët kishin prezantuar në Ispektoratin e Bujqësinë në Messina bilance të fallsifikuara financiare e fatura falco e të fryra në shuma, për të përfituar financim publike nga fondet europiane.

    Në specifikë këto dokumentacione falsifikonin punimet e kryera për modernizimin e një kapanoni në komunën Nebrodi për të cilat organizatorët e këtij mashtrimi financiar kishin marrë burime të rëndësishme financiare nga fondet publike.

    Prokuroria italiane ka vënë nën sekuestrim paraprak kompaninë blegtorale e të mirat materiale të pronarit të saj si dhe ka anulluar marrjen e këstit të fundit të financimit publik për këtë shoqëri.

    Guardia di Finanza Italiane nënvizon se analizimi i të gjithë dokumentacionit të sekuestruar ka identifikuar “kompaninë letër” në Shqipëri pa punonjës e strukturë.

    8 personat e vënë nën hetime akuzohen për mashtrim financiar fondesh publik e autoriciklim faturash jo të vërteta.

    Sipas Guardia di Finanza Italiane, operacioni “Malaffare” mundësoi hedhjen dritë në transparencën e efikasitetin e financimeve kombëtare e europiane si dhe në respektimin e punës së sipërmarrësvee qytetarëve të ndershëm. /ORANEWS

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!