×
  • Lajme
  • Botë

    Merkel: Europa të bashkohet për të përballuar Kinën, Rusinë dhe SHBA-në

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 19:02

    Angela Merkel ka thënë se Evropa duhet të ripozicionohet për t’i bërë ballë sfidave të tri rivalëve botërorë: Kinës, Rusisë dhe ShBA-së.


    Europa duhet të krijojë një front të bashkuar, teksa përballet me sfida që vijnë prej ndërhyrjeve të Rusisë në zgjedhjet e Kinës për pushtetin ekonomik dhe monopolizimi i shërbimeve digjitale nga ShBA-ja, ka thënë ndër të tjera ajo.

    “Nuk ka më dyshim që Evropa duhet të ripozicionohet në botën që po ndryshon. Nuk është më po ai rend botëror i pasluftës… Ata (Kina, Rusia, ShBA) ka kohë që po na detyrojnë që të gjejmë një emërues të përbashkët”.

    “Çka shpesh, prej interesave tona të ndryshme, është e vështirë të arrihet. Por ne mund t’ia arrijmë, siç arritëm, për shembull, politikën mbi konfliktin në Ukrainë”, deklaron Merkel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!