×
  • Lajme
  • Botë

    Merkel humb ekuilibrin dhe gati rrëzohet, gjatë vizitës së saj të parë në Aushvic

    Reporteri
    07 Dhjetor 2019 | 8:41

    Kancelarja gjermane Angela Merkel është parë teksa ka humbur ekuilibrin e saj gjatë udhëtimit të saj të parë ndonjëherë në kampin e përqendrimit në Aushvic.


    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që treguan momentin derisa ajo po kthehej, pasi vuri kurora në një mur të mëparshëm ekzekutimi, kur ajo dukej se humb ekuilibrin dhe thuajse po rrëzohej.

    Megjithatë, ata që ishin të pranishëm, përfshirë edhe kryeministrin polak Mateusz Morawiecki e ndihmuan atë.

    Të tjerët që rrinin aty afër nxituan gjithashtu të kontrollojnë se a ishte në rregull para se të vazhdonin me vizitën.

    Një gjë e tillë vjen mes frikës në rritje për shëndetin e kancelares gjermane, pasi ajo është parë duke u lëkundur në tre raste të ndara gjatë angazhimeve publike këtë vit.

    Ndryshe, Merkel vizitoi kampin e vdekjes së dikurshme naziste në Aushvic, sot për herë të parë në 14 vitet e saj si kancelare, pasi Gjermania po përballet me një ringjallje të antisemitizmit dhe rritjen e ekstremit të djathtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!