×
  • Lajme
  • Botë

    Merkeli nderon të moshuarit për sakrificat në pandemi

    Reporteri
    04 Korrik 2020 | 22:51

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë një falënderim të veçantë për të moshuarit që sipas saj, janë përballur me vështirësi dhe vetmi në muajt e izolimit kundër koronavirusit.


    Në adresimin e saj të përjavshëm, Merkeli ka falënderuar gjermanët e moshave më të vjetra që kanë pranuar kufizimet për distancë sociale.

    Ajo ka thënë se ka qenë e dhimbshme që nuk kanë mundur t’i shohin fëmijët dhe nipat për shumë javë.

    Si në krejt vendet e botës, edhe në Gjermani të moshuarit janë më të goditurit nga pandemia e koronavirusit.

    Një numër i tyre kanë vdekur nëpër qendra të kujdesit për të moshuarit.

    Gjermania ka filluar me testimin e asimptomatikëve në qendrat e kujdesit, me qëllim që të pamundësohet përhapja e koronavirusit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!