×
  • Lajme
  • Botë

    Merr fund “lufta” e Trump me BE për të drejtat e vaksinës kundër koronavirusit

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 10:06

    Ndërsa në SHBA tashmë ka filluar testimi i një vaksine kundër virusit pandemik, firma nga Tübingeni, CureVac, do të fillojë testimet në qershor.


    Bashkimi Evropian vendosi t’i japë asaj një kredi prej 80 milionë euro. Kryetarja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen tha përmes një mesazhi në twitter:

    “Kam telefonuar me përfaqësuesit e CureVac, një fimë shumë inovative që po punon për të gjetur një vaksinë kundër virusit korona. BE-ja e ka mbështetur që herët hulumtimin e tyre dhe do t’i financojë sërish. Është e rëndësishme të gjendet sa më shpejtë një vaksinë që do të ndihmojë gjithë botën.”

    Më parë ishte raportuar se administrata e SHBA-ve kishte shprehur dëshirën të blinte të drejtat e vaksinimit.

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se debati për shitjen e te drjtave në Shtetetet e Bashkuara të Amerikës është “mbyllur”. Merkel përmendi deklaratat e aksionerit kryesor, Dietmar Hopp, i cili kishte thënë në një intervistë më parë se nuk do të pranonte që një vaksinë që zhvillohet në Gjermani të shitej ekskluzivisht në SHBA. / DW/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!