×
  • Lajme
  • Botë

    Mësuesja mbetet shtatzënë me nxënësin e saj 15-vjeçar

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 15:39

    Një mësuese 31-vjeçare është arrestuar në Itali. Mësuesja akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një prej nxënësve të saj, i cili është vetëm 15 vjeç dhe se ka një djalë 5 muajsh me nxënësin e saj.


    Gjithë opinioni publik në Itali është tronditur nga kjo ngjarje. Ai ka treguar në policinë e Pratos se mësuesja e tij kishte filluar të abuzonte me të që në moshën 13-vjeçare.

    Po ashtu, e ditur bëhet se mësuesja është e martuar dhe se ka edhe një djalë me bashkëshortin e saj, i cili është 11 vjeç.

    Po ashtu, edhe analizat e ADN-së kanë treguar se 15-vjeçari ishte babai i djalit të mësueses. Gjithashtu, mësohet se 31-vjeçarja ishte mike e familjes së 15-vjeçarit.

    Ajo punonte si infermiere në një strukturë spitalore, por si njohëse e mirë e disa gjuhëve të huaja, ajo ishte ofruar edhe që t’u jepte të miturve leksione private.

    Mësuesja ka pranuar gjithçka gjatë marrjes në pyetje dhe e ka pranuar se kishte filluar të abuzonte qëkur i mituri ishte vetëm 13 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!