×
  • Lajme
  • Botë

    Mijëra njerëz shkelin masat anti-COVID për funeralin e një kali në Indi

    Reporteri
    28 Maj 2021 | 7:35

    Mijëra njerëz shiheshin dje duke shkelur rregullat kufizuese të pandemisë në Indi, për të marrë pjesë në funeralin e një kali.


    Në pamjet e publikuara shiheshin thuajse 2,000 njerëz shumica pa maska, që ecnin pranë njëri-tjetrit në ceremoninë solemne në Karnataka në jugperëndim të vendit.

    Në të tjera imazhe shihej kufoma e kalit të bardhë e zi, e mbuluar me lule dhe zbukurime, teksa disa nga pjesëmarrësit e bekonin atë.

    Funerali u zhvillua në ditën kur numri viktimave të koronavirusit në vend ishte 626 njerëz ne 24 ore.

    Një nga vendasit tha: “Kjo është një shkelje totale e rregullave kufizuese të Covid-19”.

    Ministri i Karnataka, Basavaraj Bommai, tha se kufizimet do të mbeten në fuqi të paktën deri më 7 korrik.

    Kali që po nderohej raportohet se kishte vdekur dy ditë më parë pasi ishte liruar nga një ‘ashram’ – qendër shpirtërore

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!