×
  • Lajme
  • Botë

    Miliarderi japonez kërkon tetë bashkëudhëtarë për një udhëtim rreth Hënës, këto janë dy kushtet që duhet plotësuar

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 8:38

    Miliarderi japonez Yusaku Maezawa është vënë në kërkim të tetë bashkudhëtarëve, që do t’i bashkohen si pasagjerët e parë privat në udhëtimin rreth Hënës me raketën e Space X të Elon Musk.


    Fillimisht ishte planifikuar që t’i ftojë artistët në një udhëtim njëditor të planifikuar në vitin 2023.

    “Projekti do t’i ofrojë njerëzve nga e mbarë botë mundësinë që t’i bashkohen këtij udhëtimi. Nëse veten e konsideroni artist, atëherë jeni”, ka thënë Maezawa.

    Faza e parë e lajmërimit zgjatë deri më 14 mars. Japonezi u ka bërë thirrje kandidatëve të lajmërohen nëse janë të gatshëm të plotësojnë dy kushte: të demonstrojnë potencialin për punë dhe të kujdesen që kjo përvojë t’i tregohet botës; të përkrahin edhe anëtarët e tjerë të ekuipazhit që kanë të njëjtin vizion.

     

    Maezawa është i njohur për koleksionimin e veprave të ndryshme të artit dhe superveturave. Vitin e kaluar ishte vënë në kërkim të një vajze e cila do t’i bashkohej në një udhëtim, por më vonë u tërhoq me pretendimin se i janë “përzier ndjenjat”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!