×
  • Lajme
  • Botë

    Ministri i Jashtëm rus mesazh kërcënues Trumpit: Pastrohu nga Venezuela!

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 14:05

    “Trupat ruse janë në Venezuelë në një bazë absolutisht të ligjshme, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, duke ftuar presidentin e SHBA-ve,  Donald Tramp  që të “pastrohet” nga Venezuela, shkruajnë mediat e huaja transmeton Reporteri.net.


    “Ministria e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse tashmë ka dhënë sqarime rreth asaj se çfarë po bëjnë ushtarët tanë në Venezuelë, duke siguruar se gjithçka është në përputhje  me marrëveshjet ndërqeveritare të ratifikuara nga Parlamenti Venezuelian dhe absolutisht në përputhje me Kushtetutën e Venezuelës mbi një bazë absolutisht të ligjshme dhe ligjore”, u shpreh ministri i jashtëm rus para gazetarëve.

    Kur u pyet se sa në praktikën diplomatike janë të pranueshme fraza të tilla si “tërheqja”, Lavrov tha se nuk dëshiron të flasë për sjellje. “Tani është koha për qasje të tilla të reja, veçanërisht në politikë, hapat dhe deklaratat amerikane. Po ju lejoj njerëzve që ta vlerësojnë sipas shijes së tyre”, përfundoi ministri i jashtëm rus. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!