×
  • Lajme
  • Botë

    Ministri i Shëndetësisë në Zelandë jep dorëheqje: Kam dështuar me coronavirus, jam idiot

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 11:38

    Ministri i Shëndetësisë i Zelandës së Re David Clark dha dorëheqjen sot nga posti që mbante që një kohë. Clark ka dalur në konferencë për media ku ka pranuar dështimet e tij duke dhënë dorëheqje.


    Madje, Clark e ka përshkruar veten si një idiot, shkruan Indeksonline.

    “Unë kam shkelur masat e karantinës, dhe jam idiot për këtë. Nuk kam përmbushur obligimet e mija të punës. Fajin për dështim e ka edhe Ashley Bloomfield për lëshimet që ka bërë në kufi. E di që qytetarët janë të zemëruar dhe për këtë jap dorëheqje. Jam munduar të jap tërë enërgjinë time, por kam dështuar” ka thënë Clark.

    Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e ka pranuar dorëheqjen e tij.

    “Ishte thëlbësore që menaxhimi ynë shëndetësor të ketë besimin e publikut. Chris Hipkins do të jetë ministër i ri i Shëndetësisë. Kaq mund të them tani” ka deklaruar kryeministrja Ardern.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!