×
  • Lajme
  • Botë

    Mirë se vini në ferrin mbi Tokë: Mund të hysh, por ekziston rreziku që kurrë të mos dalësh i gjallë nga ky vend!

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 16:34

    Ndërkohë që Perëndimi po sulmon Venezuelën, tmerret që po ndodhin në Peru dhe në vendet e tjera të Amerikës Latine janë injoruar.


    Rinkonada, e vendosur në mbi 5 km lartësi, është një fshat në pikën më të lartë në botë,  është vendi i arit dhe mjerimit, ku jeton një komunitet prej rreth 50,000 banorëve, një pjesë e madhe e të cilëvepo helomohen të gjallë, transmeton Reporteri.net

    Një vend ku gratë dhe fëmijët dhunohen, ku ligji dhe rendi janë shembur shumë kohë më parë, ku vajzat e reja dërgohen në deponi për të ricikluar mbeturinat dhe ku pothuajse të gjithë meshkujt  punojnë në kushte të tmerrshme duke shkatërruar shëndetin e tyre.

    Në kohën kur Nicholas Maduro, presidenti i Venezuelës  po lufton  kundër Perëndimit, gazetari amerikan Andre Viltçek vizitoi këtë pjesë të Perusë dhe shpjegoi zhvillimet politike në Amerikën Latine dhe ndikimin e tyre në popull. Ai shpjegon se situata në Peru dhe Riccone është tani e njëjtë si në Venezuelë dhe Bolivi, para se Ugo Chavez, Eva Morales dhe Nicolas Maduro  të vinin në pushtet.

    “Shoferi nuk pranoi të më çonte në Rinconada sepse, siç i ishte shpjeguar atij mund të shkosh aty, por ekziston rreziku që kurrë të mos dalësh i gjallë nga ai vend”, për shkak të mafias që vepron në atë territor duke e bërë kështu jetën të papërballueshme.

    Pa marrë parasysh paralajmërimin, ai gjeti një njeri  që po shkonte në Rikonado dhe më pas përshkroi jetën që zhvillohej atje si të tmerrshme dhe të papërballueshme./Reporteri.net

    https://www.youtube.com/watch?v=isEx7fJ9gHI

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!