×
  • Lajme
  • Botë

    Mister për 57 peshkatarët e testuar pozitivë për COVID-19, ndonëse qëndruan 35 ditë në det dhe ishin negativë kur u nisën

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 22:50

    Argjentina po përpiqet të zgjidhë një mister mjekësor pasi 57 peshkatarë u infektuan me koronavirus pas 35 ditëve në det.


    I tërë ekuipazhi kishte rezultat negativ në testin për COVID-19 para largimit nga porti.

    Anija e peshkimit “Echizen Maru” u kthye në port pasi disa anëtarë të ekuipazhit filluan të shfaqin simptoma tipike të COVID-19. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e krahinës jugore, Tierra del Fuego.

    Sipas ministrisë, 57 detarë nga 61 anëtarë sa i kishte gjithsej ekuipazhi, janë diagnostikuar me virus pasi i janë nënshtruar testimit të ri.

    Të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë izoluar për 14 ditë në një hotel në qytetin Ushuaia, raporton Daily Mail.

    Para nisjes të gjithë kishin rezultat negativ, ka thënë ministria.

    Dy detarë kanë pranuar rezultat negativ e dy janë në pritje të rezultatit. Dy prej detarëve janë hospitalizuar.

    “Është vështirë të përcaktohet se si është infektuar ekuipazhi, duke marrë parasysh që për 35 ditë anëtarët e tij nuk kishin asnjë kontakt me tokën”, thotë Alejandra Alfara nga kujdesi shëndetësor në Tierra del Fuego. “Pajisjes u sollën vetëm nga porti i Ushuaias”.

    Ekipi po shqyrtonte kronologjinë e shfaqjes së simptomave gjatë qëndrimit në det për të përcaktuar kronologjinë e infektimit.

    Udhëheqësi rajonal për sëmundje infektive, Leandro Ballatore beson se bëhet fjalë për një rast që nuk parashihet në publikimet e deritashme. Një periudhë e inkubacionit kaq e gjatë nuk është përshkruar askund, thotë ai.

    “Ne nuk mund të shpjegojmë se si u shfaqën simptomat”, ka thënë Ballatore.

    Ekuipazhi u vendos në izolim në bord të anijes dhe u kthye në portin e Ushuaias. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!