×
  • Lajme
  • Botë

    Mjeku ligjor që kreu autopsinë e George Floyd shërbente në Kosovë gjatë 1998

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 20:06

    Dr. Andrew Baker, ekzaminuesi mjekësor i trupit të George Floyd, i cili përgjatë gjyqit në rolin e dëshmitar tha se gjeti mavijosje në trupin e George Floyd gjatë autopsisë fillestare, funksiononte si mjek ushtarak në Kosovë më 1998’ën.


    Baker u diplomua nga shkolla mjekësore e Universitetit të Iowa-s, i cili më pas u bë oficer mjekësor aktiv në Forcën Ajrore më 1998, duke shërbyer në Kosovë, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Gazeta Express.

    Ngjarjet që formësuan vitet e tij ushtarake përfshinin punën në Kosovë si mjek ligjor për Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve ndaj ish-Jugosllavisë.

    Baker, i cili tha se Floyd vdiq nga “arrest kardiopulmonar” dhe deklaroi vdekjen e tij vrasje, u emërua përsëri si ekzaminues kryesor mjekësor nga Bordi i Komisionerëve të Qarkut Hennepin në Qershor për një mandat të pestë, vetëm një muaj pas vdekjes së Floyd.

    Ai gjithashtu, përgjatë dëshmisë në seancën e fundit gjyqësore, tha se identifikoi tumor në barkun e Floyd, por nuk kishte arsye për të besuar se kjo gjë kontribuoi në vdekjen e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!