×
  • Lajme
  • Botë

    Mjeku shqiptar në Itali bëhet hero ditën e dasmës, kjo është arsyeja

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 18:41

    Një ngjarje si në filmat me ‘heronjë’ ka ndodhur në Itali, ku një mjek shqiptar sapo kishte dalë nga kisha pas kurorëzimit të martesës me gruan e tij.


    Bëhet fjalë për shqiptarin, Sokol Berisha i cili punon si mjek në Itali. Në momentin që kishte dalë nga kisha e së Shën Françesko d’Assisi në Matera, një e moshuar rreth 60-vjeçare nuk ishte ndjerë mirë dhe kishte pësuar gjëndje të fikti.

    Sapo ka parë ngjarjen në fjalë mjeku shiptar nuk ka hezituar dhe i ka dhënë ndihmën e shpejtë duke përdorur edhe paisjet e ndihmës së shpejtë dhe defibrilatorin që ndodheshin në Kishë.

    Kjo ndërhyrje ka qënë vendimtare për 60-vjeçare e cila shpëtoi paq pasi u dërgua me urgjencë në spital. Kështu mjeku, Sokol Berisha u shpall ‘dhëndri hero’ i zonës.

    Mjeku me origjinë shqiptare, është edhe administrator dhe bashkë-themelues i grupit më të madh italian të diskutimeve klinike në mjekësinë e përgjithshme.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!