×
  • Lajme
  • Botë

    Modelja bind 23-vjeçarin të shfryjë “muskujt” e të shpëtojë jetën

    Reporteri
    17 Nëntor 2019 | 8:04

    23-vjeçari nga Rusia, Kiril Tereshin, rrezikonte të vdiste po të mos hiqte muskujt e rremë që kishte vënë në trup.


    Kirurgët thanë se Kirili kishte injektuar 3 litra nga një lloj xheli me çmim të lirë, i ngjashëm me vazelinën, dhe jo “sintol”, siç kishte deklaruar më parë.

    “Bodibillderi” u bind më në fund që t’i nënshtrohet operimit pas një ndëryrjeje nga Alana Mamaeva, një modele e famshme ruse, e cila nisi një fushatë për të mbledhur fonde për operimin e tij, pasi Kirili kishte thënë që nuk kishte para për ta hequr materialin nga krahët.

    Mjekët thonë që Kirili është shumë me fat që dëmi që i ka shkaktuar ky material nuk i është përhapur në të gjithë trupin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!