×
  • Lajme
  • Botë

    Moderna: Vaksina jonë është e sigurt për adoleshentët

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 22:01

    Moderna njoftoi të martën se vaksina e saj kundër COVID-19 mbron fëmijë që nga mosha 12 vjeç. Ky njoftim hap rrugën për ta bërë Moderna-n vaksinën e dytë për vaksinimin e adoleshentëve.


    Megjithëse vaksinimet kanë filluar prej muajsh, shumë zona në botë ende e kanë të vështirë të sigurojnë sasitë e nevojshme për të imunizuar popullatën. Në fillim të muajit, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja autorizuan vaksinën e kompanive Pfizer e BioNTech për imunizimin e moshave nga 12-18 vjeç.

    Moderna synon të bëhet e dyta vaksinë për këto imunizime, duke thënë se do t’ia paraqesë të dhënat që ka mbi reagimin e adoleshentëve Administratës Për Ushqimin dhe Barnat (FDA) si dhe enteve të tjera rregullatore në botë në fillim të muajit të ardhshëm.

    Kompania analizoi reagimin e një grupi prej 3700 12-17 vjeç. Rezultatet paraprake tregojnë se vaksina nxiti të njëjtat shenja të mbrojtjes imunitare në adoleshentë, ashtu si në të rritur, shoqëruar me të njëjtat efekte të përkohshme anësore si dhimbje krahu, dhimbje koke dhe këputje.

    Nuk pati raste me COVID ndër ata që bënë dy doza të vaksinës Moderna, ndërkohë që pati katër raste të infektuarish ndër adoleshentët që morën një injeksion me placebo. Në një konferencë për shtyp, kompania tha se vaksina duket të jetë 93% efektive dy javë pas dozës së parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!