×
  • Lajme
  • Botë

    Moti i ligë kaplon Meksikën, reshjet e shiut shndërrojnë rrugët në “lumenj”

    Reporteri
    16 Shtator 2019 | 20:30

    Moti i ligë ka kapluar Meksikën, e pas shirave të rrëmbyeshëm rrugët e qyteteve janë shndërruar në “lumenj” duke marrë gjithçka para vetes, madje edhe disa qytetarë që kishin mbetur jashtë.


    E këtë gjë më së miri e dëshmon një video amatore e filmuar në qytetin meksikane Cuernavaca, ku shihet një grua duke u munduar të kapet në pemë pasi ujërat e rrëmbyeshëm e shtynin me shpejtësi të madhe, transmeton Telegrafi.

    Personi që e filmon dëgjohet duke bërtitur “dikush ta ndihmojë”, derisa gruaja që kishte në shpinë një çantë lufton më gjithë forcën për t’i mbijetuar ujërave të rrëmbyeshëm.

    Meksika shpesh goditet nga moti i ligë e në veçanti gjatë këtij muaji që konsiderohet atje “si muaji i shiut”, dhe autoritetet për këtë vazhdimisht janë në gjendje gatishmërie për më të keqen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!