×
  • Lajme
  • Botë

    Mrekulli: Nëna me 4 fëmijët nxirren gjallë nga rrënojat e tërmetit në Turqi

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 12:43

    Në Izmir të Turqisë, qytetin më të goditur nga tërmeti i një dite më parë, ekipet e shpëtimit vijojnë të punojnë pa ndërprerje për të nxjerrë nga rrënojat personat që mendohet të jenë ende të bllokuar.


    Mes lajmeve të hidhura për vdekjen e të paktën 26 personave, ka edhe mrekulli që ndodhin në rrënoja. Nëna, së bashku me 4 fëmijët e saj, janë nxjerrë të gjallë nga ndërtesa e shembur plotësisht në Doğanlar.

    Fillimisht, ekipet arritën të kontaktojnë me nënën 38-vjeçare Seher Dereli Perinçek, rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm. Ajo konfirmoi se ndodhej së bashku me fëmijët e saj binjakët Ezel dhe Elzem Perinçek, nga 10 vjeç, djali 10 vjeç Umut Perinçek, si dhe më e vogla Elif Perinçek, 3 vjeç.

    Pas afërsisht 23 orësh nga momenti i rënies së tërmetit, ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të nxjerrin të gjallë nga rrënojat nënën së bashku me fëmijët e saj.

    Aktualisht, grupet e kërkim shpëtimit janë duke punuar intensivisht në 8 ndërtesa të rrënuara në Bayraklı, ku bën pjesë edhe Doğanlar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!