×
  • Lajme
  • Botë

    Mungojnë 20 milionë doza vaksina nga koha e administratës së Trumpit?

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 17:45

    Miliona doza të vaksinave të coronavirusit duket se mungojnë pasi u dërguan në disa shtete të SHBA-së nga administrata Donald Trump.


    Sipas Daily Beast dhe burimeve brenda administratës së Bidenit, mund të ketë pothuajse 20 milionë doza që mungojnë pasi ato u dërguan në shtete e mëparshme.

    Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se 41.1 milionë doza janë dërguar në shtete që nga muaji i kaluar, por vetëm 22.7 milion amerikanë kanë marrë një dozë, raporton theinpendent.

    Dr. Craig Spencer, një mjek i urgjencës në Spitalin Presbyterian të New Yorkut, shtoi se duket se kishte “joefikasitet të jashtëzakonshëm” me shpërndarjen e vaksinave në Shtetet e Bashkuara, me disa shtete madje që raportuan mungesa.

    “Ajo që po shohim tani është joefikasitet i jashtëzakonshëm. Ju keni qytete që anulojnë takimet e vaksinimit ndërsa të dhënat thonë se ata ende nuk kanë administruar një pjesë të madhe të vaksinës që u është dërguar atyre”, tha mjeku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!