×
  • Lajme
  • Botë

    Nagorni-Karabaku mburret se po i rrëzon avionë Azerbajxhanit, publikon pamje

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 17:16

    Ministria e Mbrojtjes e Armenisë njoftoi se sot ushtria e Nagorni-Karabakut rrëzoi një aeroplan dhe një helikopter të Azerbajxhanit.


    Menjëherë pas kësaj, u raportua se dy avionë të tjerë u rrëzuan, njoftoi TASS.

    “Dy avionë të tjerë u goditën. Kjo do të thotë që tre aeroplanë armik u rrëzuan sot. Për më tepër, dy helikopterë dhe gjashtë dronë u shkatërruan brenda gjysmë dite,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë Artsrun Hovanisyan në profilin e tij në Facebook, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Forcat e Nagorni-Karabakut rrëzuan një aeroplan armik dhe një helikopter në drejtimet jugore dhe juglindore, shkroi zëdhënësja e Ministrisë Susan Stepanjan më parë në profilin e saj në Facebook.

    Disa orë më parë, Ministria Armene e Mbrojtjes njoftoi se tre helikopterë Azerbajxhanas u rrëzuan, 15 automjete u shkatërruan, të paktën një sistem raketash Smerch dhe gjashtë dronë u rrëzuan.

    Më herët, Ministria njoftoi se u godit aeroplani i Forcës Ajrore të Azerbajxhanit, i cili u rrëzua në territorin e Iranit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!