×
  • Lajme
  • Botë

    Navalny pas ndalimit nga forcat policore në Moskë: Nuk kam frikë, akuzat ndaj meje janë trillime

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 20:16

    Figura kryesore e opozitës ruse dhe kritiku kryesor i Kremlinit, Alexey Navalny, u arrestua nga policia lokale të dielën, disa momente pas kthimit në vend.


    Ai u mor me vete “nga oficerët e policisë në kufi” pa shpjegime, shkroi zëdhënësi Kira Yarmysh, raporton cnn.

    Navalny dhe gruaja e tij, Julia po ktheheshin nga një qëndrim pesë-mujor në Gjermani, ku u shërua nga helmimi me agjent nervor të shkallës ushtarake Novichok, transmeton Telegrafi.

    Pas arritjes në Moskë, Navalny u tha gazetarëve, se “Kjo është dita më e mirë në pesë muajt e fundit”.

    “Të gjithë po më pyesin nëse kam frikë. Unë nuk kam frikë”, shtoi ai. “Ndihem plotësisht mirë duke ecur drejt kontrollit kufitar. Unë e di që do të largohem dhe do të shkoj në shtëpi sepse kam të drejtë dhe të gjitha çështjet penale kundër meje janë të trilluara”, pohoi ai.

    Kritikuesi shumëvjeçar i presidentit rus. Vladimir Putin, Navalny u vendos në listën federale të të kërkuarve gjatë rikuperimit në Gjermani, në lidhje me një rast mashtrimi të vjetër që polikani e hodhi poshtë si e motivuar politikisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!