×
  • Lajme
  • Botë

    Ndërkombëtarët kritikojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 22:04

    Bashkimi Evropian kritikoi ashpër vendimin e Turqisë për të përsëritur zgjedhjet për kryebashkiak të Stambollit, pas fitores së opozitës.


    ballina”Sigurimi i një procesi zgjedhor të lirë, të drejtë dhe transparent është thelbësor për çdo demokraci dhe është në zemër të marrëdhënieve të Bashkimit Evropian me Turqinë”, tha përmes një deklarate shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

    Qeveria franceze u bëri thirrje autoriteteve turke të tregojnë “respekt për parimet demokratike, pluralizmin, drejtësinë dhe transparencën”.

    Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass, tha se përsëritja e zgjedhjeve është “e pakuptueshme”.

    Guy Verhofstadt, udhëheqësi belg i grupit liberal në Parlamentin Evropian, tha se Turqia po “shkon drejt diktaturës”.

    Vendimi për përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Stamboll u mor nga Kolegji Zgjedhor i Turqisë.

    Muajin e kaluar, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka humbur zgjedhjet lokale në Stamboll – qytetin më të madh të Turqisë – por Erdogan ka refuzuar të pranojë humbjen.

    AKP ka thënë se ka pasur parregullsi që e kanë zhvlerësuar votimin.

    Vendimi për të mbajtur zgjedhje të reja më 23 qershor shkaktoi protesta në Stamboll të hënën.

    Kandidati i opozitës, Ekrem Imamoglu, i cili i fitoi zgjedhjet për kryetar të këtij qyteti, e përshkroi vendimin si “tradhti”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!