×
  • Lajme
  • Botë

    Ndërron jetë nëna e kancelares gjermane, Angela Merkel

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 23:46

    Në moshën 90 vjeçare ka ndërruar jetë, Herlind Kasner, nëna e kancelares gjermane, Angela Merkel.


    Sipas mediave të huaja, vdekja e nënës së kancelares gjermane u bë e ditur nga një prej zëdhënësve të Qeverisë së Gjermanisë.

    Tutje u shtua se Herlind Kasner vdiq në fillim të muajit, por që lajmi u bë i ditur sot.

    Ajo lindi udhëheqësen e ardhshme botërore në Hamburg, në vitin 1954, duke u zhvendosur më pas në ish-Gjermaninë lindore vetëm disa javë më vonë me vajzën dhe burrin e saj, Horst Kasner, një pastor i cili vdiq në 2011.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!