×
  • Lajme
  • Botë

    Ndodh edhe kjo: Ndalet rryma në Cyrih

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 19:15

    Pak minuta para orës 17.00 në pjesë të ndryshme të qytetit të Cyrihut “kanë ikur dritat”.

    Rryma elektrike është ndërprerë edhe në Stacionin kryesor hekurudhor të Cyrihut, por, sipas SBB-së, kjo gjë nuk ka ndikuar drejtpërdrejt në qarkullimin e trenave.

    Ata po lëvizin normalisht, shkruan 20minuten.ch. Por një pjesë e monitorëve dhe e automatëve të biletave kanë dalë jashtë përdorimit. Po ashtu, disa pjesë të stacionit janë ndriçuar përmes furnizimit emergjent me energji elektrike që hyn në funksion në raste te tilla, trasnmeton albinfo.ch.

    Edhe në stacionin për furnizim me energji elektrike të Cyrihut e vërtetojnë se në zonat e qytetit si: Wipkingen, Unter dhe Oberstrass, Central dhe Escherwysplatz është ndërprerë furnizimi me energji elektrike. Kohëzgjatja nuk ishte e njohur. “Po punojmë nën presion të lartë”, ka thënë një zëdhënës. Ai ka theksuar se po punohet edhe në drejtim të furnizimit përmes stabilimenteve që mundësojnë bartjen e energjisë elektrike nga regjionet tjera, drejt pjesëve më të prekura.

    Rreth orës 18 në njërën nga zonat e para të prekura, në Stacionin Kryesor Hekurudhor të Cyrihut, është kthyer sërish rryma elektrike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!