×
  • Lajme
  • Botë

    Në 24 vjetorin e masakrimit të 8 mijë myslimanëve, “kasapit të Bosnjës” i përkeqësohet gjendja shëndetësore

    Reporteri
    12 Korrik 2019 | 12:09

    Gjatë ditës së djeshme u shënua 24-vjetori i Masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.


    Në qendrën përkujtimore Potoçari në Srebrenicë u varrosën mbetjet e 33 viktimave të masakrës, të gjetura në disa varre masive gjatë vitit të fundit, transmeton Reporteri.net.

    Ish-komandanti i forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, është dënuar me burgim të përjetshëm për krime të luftës në Bosnjë, përfshirë gjenocid.

    Mediat serbe sot shkruajnë se të burgosurit të Hagës, Ratko Malladiq i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Siç raportohet, ai është dërguar urgjentisht në spital për trajtim të mëtutjeshëm.

    Siç shkruajnë mediat serbe lajmin për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të “kasapit të Bosnjës”, e ka bërë të ditur vetë djali i tij, Darko Mlladiq, duke mos dhënë detaje të tjera. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!