×
  • Lajme
  • Botë

    Në Britani, 60% e të rriturve janë vaksinuar

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 21:16

    Tre në pesë njerëz të rritur në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, tha të martën sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.


    Sipas tij, 31,622,367 njerëz në total kanë marrë një dozë të vaksinës, ndërsa 5,496,716 janë vaksinuar me dy doza.

    Shifra e fundit tregon se 10.4 për qind e popullsisë së rritur britanike është vaksinuar plotësisht, ndërsa 60% vetëm me një dozë.

    Hancock tha se ky është një lajm “fantastik”. Në një postim në “Twitter”, ai i falënderoi “të gjithë të përfshirët në shpërndarjen e vaksinave. Ne po bëjmë përparime të mëdha në përpjekjen tonë kombëtare”, tha ai.

    Mbretëria e Bashkuar ka qenë vendi i parë në botë që ka nisur vaksinimin kundër koronavirusit në dhjetor të vitit të kaluar, me vaksinën Pfizer/BioNTech. Dy vaksinat tjera që përdor ky vend janë: AstraZeneca dhe Moderna.

    Të tria vaksinat duhet të jepen në dy doza për të qenë sa më efektive. Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet më të prekura në Evropë nga koronavirusi.

    Ajo ka regjistruar numrin më të madh të viktimave në kontinent: mbi 127,000. Në total, mbi 4.3 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus atje./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!