×
  • Lajme
  • Botë

    Në kontejner me fekale dhe minj të ngordhur, prova e fundit e ushtarit britanik për t’u futur në Gardën Elitare

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 16:31

    Një video tronditëse u shfaq në internet ku shihet se si duket iniciativa e ushtarit britanik për t’u bërë pjesë e Gardës Elitare të Mbretëreshës, ku përndryshe kanë shërbyer edhe Princi William dhe Harry.


    Ushtari lakuriq u detyrua të futej në një fuçi të mbushur me fekale të kuajve dhe minj të ngordhur për të kaluar provën e fundit të futjes në këtë njësi elitare të ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, transmeton Reporteri.net.

    Në pamje shihet se sa u përpoq ai të mos vjellë nga pamja që e kishte përpara.

    Më pas, një ushtar e spërkati me ujë të ftohtë me anë të një zorre.

    Dyshohet se ndodhi në oborrin e kazermave Eastbridge afër Hyde Park, jo larg Pallatit Buckingham, në prag të paradës së kalitjes.

    Dyshohet se gjithçka ndodhi në oborrin e kazermave Eastbridge afër Hyde Park, jo larg Pallatit Buckingham.

    Ndaj të gjithë autorëve të  këtij incidenti janë marrë masa disiplinore dhe u është ndaluar shpërndarja e videos në mediat sociale. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!