×
  • Lajme
  • Botë

    Në Kosovë ka filluar të merret, por Kanadaja pezullon vaksinën AstraZeneca për personat nën 55 vjeç

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 8:12

    Kanadaja të hënën mori vendim për pezullimin e përdorimit të vaksinës së kompanisë AstraZeneca për personat që janë nën moshën 55-vjeçare, pas shqetësimeve se ajo mund të jetë e lidhur me mpiksjen e gjakut.


    Komisioni Këshillues Kombëtar i Imunizimit e kishte rekomanduar pezullimin e përdorimit të kësaj vaksine për arsye të sigurisë, ndërsa provincat kanadeze, të cilat kanë kompetenca për fushën e shëndetësisë, njoftuan të hënën miratimin e këtij rekomandimi.

    “Ka paqartësi thelbësore rreth përfitimeve që ofrojnë vaksinat e AstraZeneca-s për Covid-19 për të rriturit nën moshën 55-vjeçare, duke i marrë parasysh rreziqet e mundshme”, tha Dr. Shelley Deeks, nënkryetare e Komisionit Këshillues Kombëtar të Imunizimit.

    Deeks tha se rekomandimi i përditësuar erdhi pasi të dhënat e reja nga Evropa sugjerojnë se rreziku për mpiksje të gjakut është me gjasë një në 100 mijë, që është shifër shumë më e lartë se një në një milion, që besohej më herët, shkruan ABC News, transmeton Gazeta Express.

    Ajo shtoi se shumica e pacientëve në Evropë që përjetuan një lloj të rrallë të mpiksjes së gjakut pas vaksinimit me vaksinën e AstraZeneca-s ishin gra nën moshën 55-vjeçare dhe se shkalla e vdekshmërisë te personat që përjetuan mpiksje të gjakut është hiç më pak se 40 për qind.

    Vaksina e kësaj kompanie është miratuar për përdorim në më shumë se 70 shtete. Ajo është shtyllë e rëndësishme e programit COVAX për furnizimin e shteteve më të varfra me vaksina kundër sëmundjes Covid-19. Doza të kësaj vaksine erdhën para pak ditësh edhe në Kosovë. Një të tillë e mori edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!