×
  • Lajme
  • Botë

    Në muajin tetor më shumë të vetëvrarë sesa të vdekur nga coronavirusi në Japoni

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 10:46

    Autoritetet japoneze shtetërore kanë zbardhur të dhëna interesante sa i përket vdekjeve në Japoni.


    Statistikat qeveritare tregojnë se vetëvrasja mori më shumë jetë në tetor sesa COVID-19 gjatë gjithë vitit deri më sot.

    Numri mujor i vetëvrasjeve në Japoni u rrit në 2,153 në muajin e kaluar, sipas Agjencisë Kombëtare të Policisë të Japonisë, raporton gjigandi mediatik CNN.

    Që nga e premtja, numri total i të vdekurve për shkak të koronavirusit është 2 087, tha Ministria e Shëndetësisë së vendit.

    Japonia është një shtet me përdorim të gjerë të teknologjisë dhe zbulon vdekshmërinë në kohë rekord/BW.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!