×
  • Lajme
  • Botë

    Në Serbi sulmohet Parlamenti: Protesta kundër kthimit të masave ndaj coronavirusit

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 23:08

    Në Serbi qytetarët kanë nisur protestat e dhunshme kundër masave të marra nga qeveria për ta parandaluar përhapjen e coronavirusit, transmeton Reporteri.net.


    Protestuesit, të cilët u mblodhën sonte para Parlamentit të Serbisë kanë shpërthyer kordonin e policisë dhe  kanë hyrë në sallën e parlamentit. Deputeti i pavarur Srdjan Nogo ishte ndër të parët që hyri.

    Mediat në Serbi raportojnë se protestuesit po hedhin shishe dhe pishtar mbi ndërtesën e parlamentit.

    Protestuesit u revoltuan dhe u ngritën kundër masave të Qeverisë, të cilat u miratuan për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

    Policia po përpiqet të qetësojë situatën gjatë gjithë kohës ndërsa ka bllokuar rrugët e sheshet kryesore në Beograd.

    Ndërkohë, protestuesve u janë bashkuar edhe një grup studentësh nga Qyteti Studenti në Beograd.

    Me tingujt e bilbilave dhe britmave, studentët u nisën drejt qytetit, ku përfaqësuesit e Nismës “Të mos mbytemi Beograd” ishin ndër të parët që dolën.

    Ata akuzuan qeverinë se ishte përgjegjëse për situatën epidemiologjike në vend dhe vendosjen e masave kufizuese për shkak të përkeqësimit të situatës. Sidoqoftë, ata nuk e deklaruan atë që po propozonin.

    Për ta parë videon nga protestat e dhunshme në Serbi kliko KËTU:

    Le të kujtojmë, Presidenti serb Vuçiq  sonte në një  konferencë ka prezantuar masën e karantinimit.

    Ai shtoi se Stafi i Krizave për luftën koronës do të marrë një vendim nëse masat do të zbatohen vetëm për Beogradin apo për tërë Serbinë.

    Ai gjithashtu njoftoi se nga nesër në kryeqytet, çdo tubim publik për më shumë se pesë persona, qoftë në një hapësirë ​​të hapur apo të mbyllur.

    Kujtojmë që Serbia po përballet me numër ekstrem të rasteve me COVID-19.
    Mediet serbe raportojnë se vetëm në Novi Pazar brenda dy ditëve janë konfirmuar 500 raste të reja, duke e konsideruar kështu si Wuhanin e Evropës.
    Gjendja nuk është hiç më e mirë as në Tutin e Sjenic dhe e gjithë kjo gjendje dyshohet se erdhi si pasojë e zgjedhjeve presidenciale në Serbi.
    Më 18 dhe 19 qershor, tre mitingje të mëdha parazgjedhore u mbajtën në Novi Pazar. Dita e zgjedhjeve ishte caktuar të dielën në vijim, më 21 qershor.
    Pas zgjedhjeve, spitali filloi të përmbytet me njerëz që ankohen për probleme të frymëmarrjes dhe ethe. Numri i personave që kërkonin ndihmë mjekësore ishte aq i madh, sa që pacientët po strehoheshin nëpër korridore.
    Në medie të ndryshme janë publikuar fotografi nga Spitali i Përgjithshëm i Novi Pazarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!