×
  • Lajme
  • Botë

    Në SHBA mund të shpërthejë vala e katërt e pandemisë

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 16:25

    Përhapja e varianteve shumë ngjitëse të coronavirusit po kërcënon një valë të katërt të pandemisë së coronavirusit në SHBA. Këtë ka paralajmëruar shefja e Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) e cila iu referua të dhënave të fundit nga Covid.


    Doktoreshë Rochelle Walensky tha se rreth 70,000 raste të reja në ditë ishin regjistruar javën e kaluar, një numër shumë i lartë të infektuarish, ndërsa janë regjistruar afro 2000 viktima në ditë në të njëjtën periudhë.

    “Ju lutem më dëgjoni mirë: në këtë nivel të rasteve, me përhapjen e varianteve, ne do të humbasim plotësisht terrenin e fituar me vështirësi. Këto variante janë një kërcënim shumë real për njerëzit tanë dhe përparimin tone në luftën ndaj Covid.”

    Ka shumë versione të ndryshme ose variante të Covid-19 që po qarkullojnë, por ekspertët e shëndetit janë veçanërisht të shqetësuar për disa prej tyre që duken më ngjitëse përfshirë ato të zbuluara së pari në Britani, Afrikën e Jugut dhe Brazil.

    CDC ka parashikuar që varianti shumë ngjitës B.1.1.7 i zbuluar në Britani do kthehet në llojin dominues në SHBA këtë muaj.

    Duke pasur parasysh këtë, Doktoreshë Walensky thotë është me të vërtetë e shqetësuar: Duhet të rikthejmë masat që ne kemi rekomanduar për të mbrojtur njerëzit nga Covid-19, thotë ajo duke shtuar. Ne kemi aftësinë për të ndaluar një valë të katërt potenciale në këtë vend. Ju lutemi qëndroni të fortë në bindjen tuaj.

    Në total, SHBA ka regjistruar më shumë se 28 milion infeksione dhe 500,000 vdekje në lidhje me Covid-19, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

    Infeksionet dhe vdekjet e përditshme ranë pas një kulmi në janar kur vaksinat filluan të bëheshin në masë. Por CDC thotë se derisa të vaksinohen më shumë njerëz, variantet mund të shkaktojnë një rritje të rasteve duke kërcënuar sistemet shëndetësore tashmë nën tension.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!